
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat (për sektorin e tifozëve të Kosovës)për ndeshjen Rumania – Kosova , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 shtator 2023, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht të Rumanisë, sapo kanë dalë në shitje.
Ndeshja e parë e cila u luajt mes këtyre dy kombëtareve përfundoi pa gola 0-0.
Kosova renditet e pesta në grupin I me tri pikë të grmubulluara pas katër ndeshjeve, ndërsa Rumania gjendet në pozitën e dytë me tetë pikë.