
Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka Brenda Meje” shfaqë premierën në Estoni, raporton Gazeta10.
Ky film është me regji nga Dinsik Maxville dhe është shfaqur në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni.
Festivali në fjalë është një nga më i madhi në Evropën Veriore.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“TOKA BRENDA MEJE” SHFAQË PREMIERËN NË TALLIN BLACK NIGHTS TË ESTONISË
Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili ka filluar më 11 nëntor 2022 dhe do të përmbyllet me datën 27.
Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj-, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.
“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10