Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fiorentina huazon Keanin

Gazeta10
11 August 2023 - 20:00

Moise Kean do të largohet këtë verë nga Juventusi, por jo edhe nga kampionati i Italisë.

Sulmuesi në edicionin 2023/24, që nis vikendin e ardhshëm, do ta bartë fanellën e skuadrës së Fiorentinës. “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se Fiorentina ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e 23-vjeçarit.

Kean do të huazohet për një vit te Fiorentina, që do të paguajë 5 milionë euro, si dhe do të jetë e obliguar për ta blerë kartonin e tij verën e ardhshme për 15 milionë euro të tjera shtesë.

Kean verën e shkuar u rikthye te Juventusi dhe me ekipin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2025. Ai ka luajtur edhe për Evertonin, PSG-në e Veronën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.