Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Firmino drejt transferimit në Arabi

Gazeta10
10 March 2023 - 9:54

Roberto Firmino mund të përfundoj në Arabi në fund të këtij sezoni.

Futbollisti brazilian ka konfirmuar pak kohë më parë se do largohet nga Liverpool, për ta provuar një eksperiencë të re, pas 9 viteve me fanellën e “The Reds”.

Siç raportojnë mediat angleze, Al Nassr ka shfaqur interesim për të transferuar sulmuesin 31-vjeçar.

Këtë sezon, ai është paraqitur në 27 ndeshje me fanellën e Liverpool,  ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Më herët ai ka luajtur për Hoffenheim nga ku edhe u transferua tek Liverpool për shumën e 41 milionë eurove.

Al-Nassr këtë sezon ka kompletuar edhe blerjen e yllit portugez,Cristiano Ronaldo, dhe po synon që të përforcojë edhe më tej ekipin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.