
Gjatë një bisede të zhvilluar në ambientet e tualeteve të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Fisi e ka pyetur Artanin, lidhur me eleminimin e të premtes.
Ai e pyeti nëse do të ndihej i lumtur që të eliminohej këtë të premte, raporton Gazeta10.
Derisa po pastronin pasqyrat, Artani i dha përgjigjën Fisit, duke thënë se nuk do të dëshironte që të ndodhte diçka e tillë.
“Nuk isha ndje mirë, sepse për momentin jam shumë stabil. Jam duke u çuditë me veten dhe nuk do të kisha fare qejf”, ka thënë Artani.
Ndryshe, Artani është në nominim me Artën, Anën, Xhulin, Stresin e Vivienin./Gazeta10