Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fitimi rekord i bankave në Kosovë, 123 milionë euro për nëntë muaj

Gazeta10
14 November 2023 - 13:00

Viti 2023 del të jetë viti më i ‘bereqetshëm’ për bankat në Kosovë.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti bankat kanë arritur t’i fitojnë plotë 123.7 milionë euro.

Sipas “Sistemit Fnanciar mujorë- shtator 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në nëntë mujorin e parë të këtij viti, bankat kanë arritur t’i inkasiojnë 217.1 milionë euro, prej të cilave 234.7 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, raporton Gazeta10.

Bankat fitimet kanë arritur t’i trashin falë kredive, ku pjesa më e madhe e të hyrave del të jetë nga interesi.

Deri në muajin shtator janë lëshuar 4 miliardë e 791 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 13.3 për qind.

Norma mesatare e interesit është raportuar të ketë qenë 6.5 për qind.

E, sa i përket depozitave kosovarët janë treguar kogja të pasur.

Depozitat kanë arritur në shifrën prej 5 miliardë e 853 milionë euro.

Ndryshe në Kosovë operojnë 12 banka, prej të cilave nëntë janë me pronësi të huaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.