Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fitore e thellë e Malishevës ndaj Fushë Kosovës

Gazeta10
18 Shkurt 2024 - 16:39

Malisheva ka shënuar fitore të thellë të dielën në shtëpi përballë Fushë Kosovës. Malisheva mposhti Fushë Kosovën me rezultatin 4:1, në ndeshjen që i takoi javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida realizoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Golin e parë e shënoi Rilind Haziraj në minutën e 5-të. Nuk vonoi shumë Malisheva shënoi edhe golin e dytë.

Golin e realizoi Altin Aliu. Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Drilon Hazrollaj shënoi për 3:0. Golin e katërt për Malishevën e shënoi Laurent Xhylani. Për Fushë Kosovën golin e nderit e shënoi Dorent Hajdari në minutën e 89-të. Me këtë fitore, Malisheva është forcuar në vendin e katërt me 32 pikë, kurse Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit me 11 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.