
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosoëvs, Saranda Bogujevci, i është drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës, raporton Gazeta10.
Në këtë fjalim historik, ku Kosova përpos që merr pjesë ka edhe të drejtën për fjalë, Bogujevci ka folur përgjithësisht për situatën në Kosovë.
Bogujevci ka thënë se ka vështirësi duke përfshirë fqnijët e vendit në rreth një të kaluare jo të largët.
Më tej, Bogujevci ka thënë se rruga e Kosovës është rruga drejtë Europës.
“Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Si Kosovë, jemi Evropë dhe nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci ndër të tjera.
Bogujevci, po ashtu ka përmendur se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë, duke shprehur kështu mbështetjen për Ukrainën. / Gazeta10
