
Gjatë konferencës për media pas takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati edhe tensione.
E tërë kjo pasi Edi Rama përdori shprehjen “kumbar”, duke iu referuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
“Ata janë kumbarë të planit franko-gjerman jo të statutit. Presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë janë ‘kumbarë’ të planit franko-gjerman. Planin franko-gjerman e kanë bërë Franca e Gjermania, nuk besoj që e ka bërë Serbia. Ndërkohë që sa i përket propozimit të draft-statutit, e përsëris është një kontribut i pa kërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nuk ka asnjë qëllim tjetër dhe nuk ka asnjë pretendim që palët ta pranojnë. Por, unë besoj që palët do të gjejnë shumë arsye për ta pranuar qoftë edhe pjesërisht”, është shprehur Rama në konferencën për media.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, në Serbi nuk quhen kumbarë atë që imponojnë vendime.
“Edi, në Serbi i zgjedhim vetë kumbarët dhe i ftojmë të vijnë në pagëzim, andaj këtu nuk quajmë ‘kumbarë’ njerëz që i imponojnë disa vendime”, ka reaguar Vuçiqi.
Kujtojmë se më 8 qeroshor, Rama u ka dërguar Scholzit dhe Macronit një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kjo si vetiniciativë e tij për ta çuar më tutje dialogun Kosovë-Serbi që ka ngecur si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës
Mirëpo një iniciativë e tillë, nuk është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një konferencë para media, Kurti i ka propozuar Ramës që atë draft-statut të ja dërgojë Vuçiqit në Serbi për shqiptarët në Luginë të Preshevës.