Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjalimi në Këshillin e Europës, Bogujevci: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen

Gazeta10
14 October 2022 - 12:13

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen rreth fjalimit të saj në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.

Bogujevci ka thënë se kjo ishte hera e parë që është folur në emër të Kosovës dhe se për këtë ndihet e nderuar.

“Për herë të parë na është dhënë e drejta e fjalës në seancën plenare, si përfaqësues të Kosovës. Unë ndihem shumë e nderuar dhe dua t’i falënderoje dhe kolegët së pari, dhe përkrahje e të gjithë të tjerëve që pata mundësinë që ti adresohem Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për herë të parë në emër të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Tutje, Bogujevci ka thënë se kjo do të ishte e pamundur pa angazhimin e të gjithve.

“Kjo gjë do të ishte e pamundshme pa punën dhe angazhimin e të gjithve”, ka thënë Bogujevci.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.