Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, përmes një komunikate për media i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore që të mbështesin kërkesat e tyre për plotësimin e kushteve për fëmijët me aftësi të kufizuar, raporton Gazeta10.
Sipas U.d Drejtorit Ekzekutiv të FKAK-së, Bujar Kadriut, njëra ndër kërkesat kyçe është qasja në arsim për fëmijët më aftësi të kufizuara, ku për të arritur këtë duhet plotësuar disa kushte të tjera; si asistentet mbështetës nëpër shkolla dhe largimi i pengesave fizike.
‘’Qasja në arsim është një nga disa fushat kyçe për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe se kanë më pak gjasa të marrin stimulim të hershëm dhe kujdes të përgjegjshëm si dhe kanë më pak shanse krahasura me fëmijët e tjerë për të arritur aftësitë themelore të leximit dhe numërimit siç kanë treguar shumë hulumtime botërore. Duke qenë se mungojnë kushtet në shkollat tona për fëmijët me afatësi të kufizuar jemi duke zbatuar programin e asistentëve mbështetës nëpër shkollat target mbështetur nga UNICEF-I dhe BE-ja. Për shkak të pengesave siç është çasja fizike mundësia për të mos shkuar në shkollë është më e lartë.’’, thuhet në komunikatë.
U.d i Drejtorit Ekzekutiv të FKAK-së, Bujar Kadriu
Tutje ata kanë bërë thirrje edhe për shërbime specifike shëndetësore e sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
‘’Ne si prindër, por edhe si drejtues të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, i bëjmë thirrje institucioneve tona që të krijojnë kushte për fëmijët me aftësi të kufizuar edhe në shërbime më specifike shëndetësore dhe sociale. Për neve mbetet brengë edhe diskriminimi që ju bëhet për shkak të gjendjës që fëmijët mund ta kenë. Egziston një specter i gjërë kërkesash në varësi të llojit të aftësisë së kufizuar dhe varësisht se ku jeton fëmija dhe se në cilat shërbime mund të kenë çasje si për shkollim, ashtue dhe për shërbime shëndetësore dhe të tjera.’’, thuhet në njoftim.
Nga Forumi kanë thënë se duan që çdo fëmijë t’i gëzojë të drejtat e tyre të garantuara me ligj e konventa./Gazeta10