Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Flakët përfshijnë rreth 42 ari grurë në Podujevë, dyshohet nga djegia e mbeturinave

Gazeta10
06 July 2026 - 10:17

Të dielën rreth orës 15:52, në Podujevë është raportuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 42 ari toke të mbjellë me grurë.

Sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e djegies së disa mbeturinave në afërsi të arës së mbjellë, çka mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve në kulturën bujqësore.

Me konsultim të prokurorit kompetent, është iniciuar rast dhe rasti po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe përgjegjësinë e mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.