Gazeta10

Flet babai i veteranit të UÇK-së Dritan Goxhaj: Është i qetë, i bindur që nuk do ekstradohet

Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, ka folur në Euronews Albania në lidhje me arrestimin e djalit të tij, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Dilaver Goxhaj zbuloi se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.

Pavarësisht se Gjykata e Tiranës pranoi ekstradimin e Goxhaj për llogari të Speciales në Hagë, babai i tij u shpreh i bindur se hallkat e tjera të gjyqësorit në Shqipëri do ta rrëzojnë këtë vendim.

Ai shtoi se i biri ka bërë një luftë të drejtë dhe po dënohet vetëm për fjalën e lirë.

“Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai.

Gjithashtu Dilaver Goxhaj, u ndal dhe te puan e Gjykatës Speciale, ngritjen e të cilës e cilësoi si një marrëzi.

Sipas tij nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste, pasi ajo ishte një ushtri me të gjitha standardet, e cila u quajt nga NATO si këmbësori e aleancës.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
Sadiku
Sadiku: I vrari kishte qëndruar në shtëpi bashkë me fëmijët në Arbëri para neutralizimit