Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Flet mjeku shqiptar pas tërmetit: Ka mungesë të ujit, ilaçeve dhe ushqimit

Gazeta10
07 February 2023 - 23:46

Tërmeti në Turqi dhe Siri që bëri që më shumë se 7,900 persona të humbin jetën tronditi gjithë botën këto ditë.

Në një intervistë të dhënë për ‘’Prime Time”, mjeku shqiptar në Izmir, Gëzim Dauti ka rrëfyer se është e vështirë përballja me pasojat dhe aktualisht ka mungesë ushqimi e ilaçesh atje.

“Në spital ka mungesa ilaçesh e materiale për ndërhyrje, ka mungesë, uji e ushqimesh. Po bëhet thirrje që më shumë të jepen ndihma të tilla nga kjo anë se sa nga ana e personelit. Më vonë mund të ketë nevojë për personel po tani ka nevojë për ilaçe e medikamente.”, ka thënë Dauti.

Tutje ai  ka thënë se rajoni i goditur është sa krejt Kosova e Shqipëria  bashkë dhe se ka mbi 13 milionë banorë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.