
Takime të rëndësishme sot në Paris. Një ditë pasi presidenti Macron takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, sot pritet të ndodhë një takim i përbashkët i tyre edhe pse ende nuk është konfirmuar.
Ajo çfarë është zyrtare – mbetet takimi i Josep Borrell, shefit të diplomacisë evropiane që sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.
“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.
Presidentja Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron./Gazeta10