Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

FLORI Diamonds – destinacioni i elegancës, cilësisë dhe vlerës që trashëgohet

Gazeta10
31 July 2026 - 16:17

Në zemër të Prishtina Mall, FLORI Diamonds është shndërruar në një prej destinacioneve më të veçanta për adhuruesit e stolive luksoze, diamanteve natyrale dhe punimeve të realizuara me përkushtim të lartë ndaj cilësisë dhe arit dhe platinit.

Me një përzgjedhje të gjerë të stolive nga ari 18 karat, platini 950, diamante natyrale të certifikuara dhe gurë të çmuar si safiri, rubini, emeraldi, FLORI Diamonds u ofron klientëve produkte që ndërthurin elegancën bashkëkohore me vlerën e përhershme.

Stoli për momentet më të rëndësishme të jetës

Në FLORI Diamonds mund të gjenden unaza fejese, mbi 600 modele të unazave martese (rrathëve), varëse, byzylykë, vathë dhe sete të ndryshme për raste të veçanta.

Çdo stoli përzgjidhet dhe realizohet me kujdes, në mënyrë që të përfaqësojë jo vetëm një aksesor elegant, por edhe një kujtim me domethënie emocionale.

Unazat e fejesës dhe martesës zënë një vend të veçantë në koleksionet e FLORI Diamonds. Klientët kanë mundësi të zgjedhin mes 600 modeleve modeleve klasike, moderne dhe dizajneve të personalizuara, duke krijuar një stoli që reflekton historinë dhe stilin e tyre.

Dashuria juaj. Historia juaj. Unaza juaj FLORI.

Diamante natyrale dhe të certifikuara

Një nga prioritetet kryesore të FLORI Diamonds është transparenca dhe siguria e klientit.

Diamantet përzgjidhen sipas standardeve më të larta të cilësisë G+ color dhe VS+ pastërti, ndërsa për gurët përkatës ofrohen edhe certifikata ndërkombëtare, përfshirë certifikimin nga GIA – Gemological Institute of America.

Përmes pajisjeve profesionale për verifikimin e diamanteve, klientët mund të marrin informacione të qarta lidhur me autenticitetin dhe karakteristikat e gurit që po blejnë.

Kjo e bën procesin e blerjes më të sigurt dhe i ndihmon klientët të marrin vendime të informuara për një produkt që ruan vlerën e tij ndër vite.

Kontroll profesional i pastërtisë së arit

FLORI Diamonds ofron gjithashtu shërbimin profesional të analizimit të pastërtisë së arit përmes pajisjes së avancuar FISCHERSCOPE XAN 250.

Analiza realizohet në mënyrë të shpejtë me XRF dhe pa e dëmtuar produktin, duke përcaktuar përbërjen dhe pastërtinë e metalit të çmuar.

Ky shërbim është i rëndësishëm për personat që dëshirojnë të verifikojnë stolitë e tyre, arin e trashëguar apo produktet që planifikojnë të blejnë ose shesin.

FLORI Diamonds ofron shërbimin profesional të analizës dhe verifikimit të diamanteve natyrale përmes teknologjisë së avancuar REVEAL by JTR.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.