Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e FSK-së

Gazeta10
21 November 2023 - 10:25

Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga vet ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Peleshi në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi derisa theksoi se pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.

“Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”, shkruan Peleshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.