Tre palestinezë u vranë në një sulm të forcave izraelite pranë qytetit të Nablusit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Asambleja e Përgjithshme e Çështjeve Civile na ka njoftuar se tre palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga pushtuesit drejt tyre, në afërsi të Nablusit”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan Reuters.
Televizioni shtetëror palestinez raportoi gjithashtu se ushtria izraelite shënjestroi një automjet palestinez në një pikë kontrolli ushtarak pranë qytetit të Nablusit.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee deklaroi se në një “përleshje të armatosur” në Nablus janë vrarë tre palestinezë dhe një person është arrestuar.
Në deklaratë, theksohet se asnjë ushtar izraelit nuk u lëndua nga incidenti.