Gazeta10

Forcat ruse godasin rajonin e Donetskut në Ukrainë

Forcat ukrainase raportuan bombardime të rënda ruse dhe përpjekje për të avancuar në disa qytete në rajonin lindor të Donetskut që është bërë fokusi kryesor i luftës gati gjashtëmujore, por kanë bërë të ditur se ata kanë  zmbrapsur shumë nga sulmet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Vëmendja e madhe është përqendruar në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore mes frikës së një katastrofe si shkak i bombardimeve të  reja ditëtve të  fundit e ku Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar ushtarët rusë që qëllojnë në stacionin më të madh bërthamor të Evropës ose e përdorin atë si bazë për të qëlluar nga se ata do të bëhen një “objektiv i veçantë” të forcave të Ukrainës.

Zelenskiy tha se Ukraina i kishte propozuar shumë herë udhëheqjes ruse formate të ndryshme për bisedime të  paqes, por s’ka pasur progres.

“Pra, ne duhet të mbrohemi, duhet t’i përgjigjemi çdo forme terrori, çdo rasti granatimi – granatimeve të ashpra që nuk pushojnë për asnjë ditë të vetme,”  ka thënë ai. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit