Gazeta10

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në Fushën e Sigurisë Korrektuese

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, Këshilltarin Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm,  Bill Sage, dhe Këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese,  Frank Karam.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve.

Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin.

“Të mbështetur nga ICITAP-i, tashmë janë identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK-në, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat do të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor. ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj