Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Formacionet zyrtare të Anglisë dhe Francës

Gazeta10
10 December 2022 - 19:13

Çerekfinalet e Kupës së Botës përfundojnë me një ballafaqim të peshave të rënda mes rivalëve të vjetër, Anglisë dhe Francës dhe megjithëse ata u përballën për herë të parë në vitin 1923, ky është vetëm takimi i tyre i tretë në një Kupë Botërore dhe i pari që nga viti 1982.

Anglia i fitoi të dyja këto takime me nga dy gola diferencë, por situata tashmë ka ndryshuar dhe skuadrën e Gareth Southgate po e pret një natë e vështirë.

Sfida e cila zhvillohet në “Al Bayt Stadium” nga ora 20:00 garanton spektakël, teksa të dy skuadrat synojnë ta rrëmbejnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Anglia nuk do të brengoset për mungesa të lojtarëve, kurse te Franca nuk do të paraqiten Karim Benzema dhe Lucas Hernandez.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.