Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Foto mahnitëse nga superhëna që ndriçoi pjesë të ndryshme të botës

Gazeta10
25 November 2026 - 11:22

Nga Gjermania deri në Dubai, fotografë dhe adhurues të astronomisë patën mundësinë të shijonin një pamje të veçantë të qiellit të natës, pasi Superhëna ndriçoi pjesë të ndryshme të botës të martën.

Superhëna është një term i përdorur gjerësisht, ndonëse nuk është emërtim zyrtar shkencor. Ai përshkruan Hënën e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt me Tokën. Ky fenomen zakonisht ndodh vetëm tri ose katër herë në vit.

Për shkak të afërsisë më të madhe me Tokën, Hëna duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, transmeton Telegrafi.

Ata që nuk arritën ta shihnin Superhënën e fundit nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi priten edhe tri të tjera në muajt në vijim.

Hëna e plotë e nëntorit njihet tradicionalisht si “Hëna e Kastorit” (Beaver Moon). Ky emërtim lidhet me periudhën kur kastorët përgatiten për dimër, duke ndërtuar diga dhe duke grumbulluar ushqim.

Emërtimi shkencor i Superhënës është Hëna e plotë në perigje, pra kur sateliti natyror i Tokës ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së tij.

Në këtë pozicion, ajo mund të duket deri në 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme sesa kur ndodhet në apogje, pikën më të largët nga Toka.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.