Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

FOTO| Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes ku vdiqën tre persona në Badoc

Gazeta10
06 October 2024 - 13:15

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit, raporton Gazeta 10.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha për Gazetën 10 zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gazeta 10 ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.