Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fotografi rrënqethëse të nxjerrjes së punëtorëve të ngecur nga shembja e dheut në Prizren (18+)

Gazeta10
15 May 2023 - 23:07

Sot ka ndodhur një incident në lagjen Arbana në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut. Të lënduarit, të cilët po kryenin punime në rrugën “Kastriotët” i ka zënë dheu i shembur, por fatmirësisht janë shpëtuar, raporton Gazeta 10.

Këto janë disa nga fotografitë rrënqethëse të momentit të shpëtimit të punëtorëve, të cilët sikurse duken, kanë qenë të mbuluar me dhe.

Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë me shpejtësi, me ç’rast tre punëtorët janë nxjerrë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe Policia dhe Prokurori i Shtetit dhe si rezultat një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave, rasti  është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.