
Një foto e postuar sot në rrjetet sociale e kryeministrit ulur me një bankë shkollore, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë shtetërorë e një fëmijë aty afër – po kritikohet shumë.
Gazetarë e aktivistë e opozitarë të shumtë e kanë kritikuar kryeministrin i cili po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë, ndërkohë që greva po vazhdon.
“Arroganca dhe vetebesimi i tepruar, megalomania, iluzioni i madheshtise, ndjenja e superioritetit kulturor dhe gjeografik, nuk jane vese, jane semundje. Kurti vuan prej ketyre sindromeve, sepse nuk eshte vec nje. Me vjen keq prej ketij bukuroshit te vogel qe eshte ule ne kete shoqeri” ka shkruar gazetari Buzhala.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu a ka quajtur të dhimbshme.
“E dhimbshme fushata për të aministuar veten, duke u viktimizuar pas çdo dështimi.Kurti e kaloi gjysmën e mandatit si kryeministër pa asnjë sukses, pa asnjë rezultat, përplot skandale, drama dhe keqqeverisje!” ka shkruar ajo.