Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

‘Franca ka vdekur’ – Messi i bashkohet shokëve të skuadrës, duke kënduar këngën kontroverse

Gazeta10
24 March 2023 - 14:45

Lionel Messi dhe Argjentina vazhdojnë të kënaqen me fitoren e tyre në finalen e “Kupës së Botës 2022”, duke kënduar këngën “Franca është e vdekur” pas rikthimit të tyre në aksion.

“Albiceleste”, të cilët u përballen në një sfidë epike në finale me “Les Bleus” në Katar ku u deshën penaltitë për të përcaktuar fituesin, u rikthyen në tokën vendase ku u përballën me Panamanë në një miqësore  të enjten.

Messi ishte në shënjestër në atë ndeshje ku me golin e shënuar,  e çoi në 800 shifrën e golave të shënuar në karrierë, me shtatë herë fituesin e Topit të Artë që më pas u bashkua  në festën ku lojtarët dhe tifozët argjentinas talleshin me Francën dhe rivalët e përjetshëm, Brazilin.

Messi iu drejtua të pranishmëve teksa Argjentina fitoi për herë të tretë Kupën e Botës dhe të parin që nga ditët e Diego Maradonës në vitin 1986: “Gjithmonë kam ëndërruar për këtë moment, për të festuar me ju në vendin tim në Argjentinë, duke ngritur gjënë më të madhe që është ‘Kupa e Botës’. Le të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë dhe ta shijojmë këtë, sepse kemi pritur shumë që ta fitojmë sërish. Le të shijojmë yllin e tretë.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.