Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Franca, kampione e botës në hendboll

Gazeta10
17 December 2023 - 22:01

Franca është kampione e botës në hendboll. Në finalen e fortë, të zhvilluar të dielën mbrëma në Herning të Danimarkës, hendbollistet franceze fituan ndaj Norvegjisë me rezultat 31:28. Ndeshja ishte e hapur deri në minutat e fundit.

Franca megjithatë shfaqi më shumë dhe fitoi titullin e botës për herë të tretë. Franca është kampione olimpike në fuqi.

Kampione e botës ishte edhe në vitet 2003 e 2017, ndërsa Kampionatin Evropian e ka fituar në vitin 2018.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Danimarka fitoi ndaj Suedisë me rezultat 28:27.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.