Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Franca kërkon suspendim të menjëhershëm të Rregullores së BQK: Zgjidhja të negociohet në Bruksel

Gazeta10
02 Shkurt 2024 - 19:15

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës ka kërkuar sot pezullimin e  menjëhershëm të rregullores të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.

Nga Parisi kanë kërkuar që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në qëndrim.

Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe sipas tyre do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet tutje në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.