Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Francë: Pjesëmarrja më e lartë votuesve në zgjedhjet legjislative që nga viti 1986

Gazeta10
30 June 2024 - 20:20

Franca po shkon drejt kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative sot, për të zgjedhur 577 përfaqësues të Asamblesë Kombëtare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme franceze, Franca nuk ka pasur një pjesëmarrje kaq të lartë të votuesve në zgjedhjet legjislative që nga viti 1986, shkruan Euronews.com.

Zgjedhjet e vitit 1986 ishin veçanërisht të rëndësishme pasi rezultuan në bashkëjetesën e parë: Zhak Shirak, lideri i koalicionit të qendrës së djathtë, u bë kryeministër nën presidentin socialist François Mitterrand.

Këto zgjedhje shënuan gjithashtu herën e parë që kandidatët nga Fronti Kombëtar, paraardhësi i Tubimit Kombëtar aktual të Marine Le Pen, hynë në Asamblenë Kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.