Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fred pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit

Gazeta10
05 June 2023 - 14:11

Mesfushori brazilian Fred nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit për edicionin e ri.

Siç raportojnë mediat angleze Fred ka kërkuar largimin nga Unitedi për shkak të mungesës së minutazhës, dhe dëshiron të transferohet në një skuadër ku do të jetë titullar i rregullt.

Thuhet se 30-vjeçari sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Fulhamit, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje.

Fred ka kontratë me Manchester United deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij në treg vlerësohet rreth 20 milionë euro.

 Ai u transferua në “Old Trafford” në vitin 2018 pas një aventurë në kampionatin ukrainas me Shakhtarin, ndërsa sezonin e fundit ka treguar paraqitje të mira nën urdhërat e Ten Hag.

Këtë edicion ai është paraqitur në 56 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e “Djajve të Kuq” ku ka shënuar 6 gola e ka bërë po aq asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.