Sport

Frenkie De Jong lë pas lëndimin, i gatshëm për ndeshjen kundër Young Boys

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 14:56

Frenkie De Jong ka tejkaluar lëndimin që e mbajti jashtë fushave për pesë muaj dhe tani do të jetë i gatshëm për lojë.

 

De Jong ishte lënduar gjatë muajit prill në ndeshjen kundër Real Madridit dhe që nga ajo kohë ka qenë jashtë fushave të blerta.

 

Mesfushori holandez para pak javësh kishte filluar stërvitjet me grupin, teksa do të marrë dritën jeshile për ndeshjen që Barcelona e luan kundër Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

 

Rikthimi i 27-vjeçarit padyshim është një lajm i madh për Hansi Flick, pasi Barcelona është përballur me lëndime të shumta në këtë fillimsezoni.

 

De Jong është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019 dhe që nga ajo kohë ka qenë lojtar kyç në mesfushën e klubit katalan.

 

Përveç De Jongut, shumë shpejtë Barcelonës pritet t’i rikthehet nga lëndimi edhe mesfushori tjetër, Gavi, i cili është jashtë fushavë pothuajse që një vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.