Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Fshesa diplomatike’ reagon Haxholli: Kompetencë e plotë kushtetuese dhe ligjore e Qeverisë dhe Presidencës

Gazeta10
01 Maj 2026 - 17:16

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, Fatmir Haxholli, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook në lidhje me të ashtuquajturën “Fshesë Diplomatike”.

Haxholli ka sqaruar se ‘kthimi, tërheqja dhe emërimi i shefave të misioneve diplomatike dhe i diplomatëve është kompetencë e plotë kushtetuese dhe ligjore e Qeverisë dhe Presidencës’.

Ai ka theksuar se kjo nuk pengohet nga procese siç janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Në koordinim dhe konsultim ndër – institucional, MPJD dhe Presidenca, në çfardo kohe, mund ta kthejnë cilindo diplomat në rrethana diskrecionale edhe para mandatit katër vjeçar” shpjegon Haxholli.

“Vazhdimi i mbajtjës në funksion të shumicës së shefave aktual të misioneve dhe diplomatëve me mandate të përfunduara përtej afateve ligjore do të përbënte shkelje të qartë të legjislacionit në fuqi, me pasoja të drejtpërdrejta funksionale, institucionale dhe financiare. Kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë dhe asnjë minutë” shkruan ai.

Haxholli ka sqaruar se veprimet e ndërmarra nga U.D. Presidentja, Haxhiu, Qeveria dhe MPJD-ja, janë në përputhje të plotë me obligimet ligjore dhe me interesin institucional të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.