Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK forcon kapacitetet profesionale, majori Driton Haxhiaj përfundon trajnimin në Japoni

Gazeta10
27 July 2026 - 17:37

Majori i FSK-së Driton Haxhiaj përfundoi me sukses Kursin e komandantit të kontingjentit të operacioneve paqeruajtëse, të organizuar nga Qendra japoneze për trajnim dhe kërkim për operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC), në Tokio të Japonisë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se forcimi i kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e operacioneve paqeruajtëse është një nga prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ky trajnim kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të lidershipit dhe përgatitjes profesionale të kuadrit të FSK-së për angazhime në operacione ndërkombëtare të paqes”, shkroi Maqedonci.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.