Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK-ja e policia e tërheqin trupin e pajetë të viktimës që ra në një gropë me ujë në Pejë

Gazeta10
02 March 2024 - 17:11

Trupi i pajetë i një personi që ka ra dje në një gropë me ujë është tërhequr sot nga njësitet e FSK-së dhe të policisë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ende nuk është identifikuar viktima.

“Është tërhequr trupi i tij. Dje ka ndodhur rasti, ku policia është njoftuar rreth orës 13:00. Dje nuk kanë mundur ta tërheqin trupin, ndërsa sot kanë dalë njësitet e FSK-së dhe e kanë tërhequr trupin. Trupi i pajetë është dërguar në IML, ndërsa ende nuk është identifikuar ende”, tha Gashi.

Më tej, Gashi bëri të ditur se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.