Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

FSK në terren për t’i ndihmuar familjet në Pejë: Dëme në infrastukrurë, rrymë, e ujë të pijes

Gazeta10
25 June 2023 - 20:10

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë duke zhvilluar operacion në ndihmë të qytetarëve në rajonin e Pejës, ku pësuan dëme pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të më mëdha të shiut.

FSK thotë se përmbytjet shkaktuan dëme në infrastrukturë, rrugë, rrymë, ujë të pijes.

Sipas njoftimit, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.

Njoftimi i plotë:

Ekipe të FSK-së, po ndihmojnë qytetarët e Pejës

Që nga nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operaconin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.