Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fulham afër të kompletojë huazimin e Cedric Soares

Gazeta10
25 January 2023 - 11:34

Fulham pritet që të pëfundojnë sot marrëveshjen me Arsenal për huazimin e mbrojtësir portugez, Cedric Soares.

Bisedimet kanë marrë hov ditët e fundit, me Fulham e Arsenal që janë pajtuar për një huazim 6-mujor pa te drejtë/obligim blerje.

Fulham do të mbulojë pagën e plotë të mbrojtësit, i cili fiton 100 mijë euro në javë te Arsenal.

Trajneri i Fulham, Marco Silva e kishte Cedricun si prioritet këtë merkato përshkak të përshtatjes së tij në disa pozicione të mbrojtjes.

Fulham gjenden në pozitën e shtatë në tabele, ku pas 21 ndeshjeve në Premier League kanë arritur 9 fitore, 4 barazime, duke pësuar 8 humbje.

Ndërsa, Cedric është paraqitur në vetëm 4 ndeshje këtë sezon. Marco Silva dhe Cedric kishin bashkëpunuar edhe më heret te skuadra e Sporting CP, me ç’rast kishin fituar edhe Kupën e Portugalisë në sezonin 2014/15.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.