Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fulhami, favorit për Traoren

Gazeta10
11 August 2023 - 20:04

Sulmuesi i krahut, Adama Traore edhe në edicionin 2023/24 do të luajë në Premier League. “Sky Sports” ka njoftuar të premten se Traore do të jetë pjesë e skuadrës së Fulhamit.

Mësohet se Traore ka arritur marrëveshje me Fulhamin dhe do të prezantohet brenda pak ditëve.

Ai te Fulhami do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Wolverhamptonin i ka skaduar muaj më parë.

Traore me ekipin nga Londra do të firmosë kontratë trevjeçare dhe po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për edicionin e ri. 27-vjeçari prej vitit 2016 luan në Angli, me përjashtim të gjashtë muajve të vitit të kaluar kur ishte i huazuar te Barcelona.

Ai në Angli, karrierë ka bërë edhe tek Aston Villa e Middlesbrough. Edicionin e shkuar, Traore pati 2 gola e 2 asistime në 34 paraqitje kampionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.