Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fushë-Kosova “pushton” ballinat e gazetave zvicerane, shkak dyshimi për vrasjen e argjentinases nga një zviceran

Gazeta10
02 August 2023 - 14:57

Lajmi se një grua me origjinë nga Argjentina ka rënë për vdekje nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë ka marrë bujën edhe në shtetin e Zvicres, raporton Gazeta10.

Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe gazeta zvicerane “20 Minuten” e cila ka shkruar se në lidhje me rastin është arrestuar një zviceran.

“Një zviceran është arrestuar në Kosovë: dyshohet se ka vrarë një 27-vjeçare argjentinase në qytetin e Fushë-Kosovës. Sipas portalit të lajmeve “Le Canton27.ch”, gruaja mësohet se ka rënë nga një ndërtesë në të cilën ndodhej me zviceranin e dyshimtë. Më vonë ajo iu nënshtrua plagëve të marra në Spitalin Universitar në Prishtinë”, thuhet në lajmin e gazetës zvicerane.

Sipas tyre Policia e Kosovës e ka cilësuar rënien si vrasje. Sipas portalit zvicerani është dërguar në paraburgim. Policia ka nisur hetimet.

Mediumi zviceran “Blivk” shkruan se Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) konfirmoi arrestimin e shtetasit zviceran. Ambasada në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përgjegjëse lokale. Për arsye të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë, asnjë informacion i mëtejshëm nuk është i mundur.

“Sipas autoriteteve, nuk kishte informacione të mëtejshme për rrethanat dhe motivin as në Kosovë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë këqyrjen e trupit të viktimës. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet. (SDA/zis)”, shkruan “Blick”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.