
Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Sonte nis rrugëtimin super spektakli me i kompletuar gjatë verës nëpër televizionet kosovare.
‘PolitikOFF’ me Kushtrim Sadikun, sjell para shikuesve të Kanal10 të gjitha partitë politike dhe jo vetëm, në një përballje në fushën e blertë, ashtu siç nuk i kemi parë kurrë me parë.
Në këtë kompeticion të vërtetë futbollistik, politikanët pjesëmarrës do të kërkojnë të fitojnë medaljen e artë.
Futboll, debat, dramë dhe argëtim do t’i shoqërojë çdo natë shikuesit e ‘PolitikOFF’ në spektaklin që fillon sonte nga ora 20:10 në televizionin e gazetarëve. /Gazeta10/