Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Futet në objektin e komunës edhe kryetari i Zubin-Potokut

Gazeta10
26 May 2023 - 15:39

Pas atij në Zveçan ka arritur të hyjë në objektin e komunës edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmi Zeqiri.

Ky lajm është konfirmuar nga gazetarët e televizionit Kanal10, të cilët po qendrojnë atje.

Sipas tyre nën shoqërimin e forcave policore kryetari Zeqiri ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

Njësia Speciale e Kosovës, e ka filluar intervenimin për t’i shpërndarë protestuesit në komunën e Zubin Potokut.

Fillimisht, u has në rezistencë, por policia shumë shpejt ka depërtuar në hyrje të objektit, duke e shpërndarë turmën.

Policia e ka thyer derën e komunës e cila ishte e blinduar nga protestuesit.

Gazeta10 do të vazhdojë t’iu mbajë të informuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.