
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar të mërkurën hapësirat e televizionit Kanal 10.
Escobar, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, në ambientet e televizionit është pritur nga Drejtori i Programit, Kushtrim Sadiku dhe Drejtori i Informacionit, Xhemajl Rexha.
Emisari amerikan është njohur nga afër me investimet e reja që janë bërë në hapësirat e Kanal 10, të redaksisë së Gazeta 10 dhe Radio 10, duke e vlerësuar jashtëzakonisht shumë nevojën për forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të mediave të reja në Kosovë.
Sadiku dhe Rexha e kane falendëruar për vizitën duke e konsideruar ardhjen e tij në Kanal 10 mjaft të rëndësishme që i është bërë mediumit që prej fillimit të punës dhe daljes në transmetim dy vite më parë, raporton Gazeta 10.
“Mesazh i fortë mbështetje për punën tonë profesionale si media e gazetarëve” ka thënë shkurt Sadiku.
Mëngjesin e të mëkurës, Escobar është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti./Gazeta10