Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gani Geci antikomunist, gjyshi i tij Miftar Bajraktari u pushkatua nga brigadat komuniste shqiptare

Gazeta10
09 September 2022 - 19:02

Ish deputeti Gani Geci është ndër të rrallët personalitete që avokon në Kosovë për dënimin e krimeve të komunizmit në kohën e ish-Jugosllavisë, dhe lartësimin e figurave nacionaliste shqiptare që deri më tani nuk e kanë marrë trajtimin e duhur në historiografinë shqiptare.

Debati i mëhershëm për ngritjen eventuale të një shtatorje për Fadil Hoxhën në Gjakovë kishte provokuar Gecin, i cili publikisht ishte betuar para gjyshit të ndjerë se “sa të jetë gjallë ai nuk do të ndodhë një gjë e tillë”.

Geci ishte shumë aktiv dhe i përfshirë thellësisht edhe gjatë debatit për shtëpinë muze të Xhafer Devës në Mitrovicë, duke mbrojtur fuqishëm figurën e tij.

“Xhafer Deva ishte një prej nacionlistëve më të shquar të trojeve shqiptare sepse në kohën e gjermanëve, Deva e ka shfrytëzuar Gjermaninë, ashtu qysh e kemi shfrtëzu ne tash NATO-në, që të çlirohen trojet shqitpare dhe të bëhet një Shqipëri e tërë” kishte deklaruar Geci për media.

Në debatin e të enjtes mbrëma në Politiko të Kanal 10, panelistët e ftuar u përplasën me qëndrime të ndryshme por parimore për partitë politike, ndarjet e deri tek debati për Gjykatën Speciale.

Reagimi i Gecit si anti-komunist në paraqitjet publike vjen natyrshëm nga lidhja e tij familjare anti-komuniste që daton nga mesi i Luftës së Dytë Botërore, kur nga dëshmitë arkivore rezulton se gjyshi i tij, Miftar Bajraktari i Llaushës ishte përndjekur me familje nga brigadat komuniste shqiptare të ndihmuara edhe nga ato jugosllave në Kosovë, raporton Gazeta 10.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta10, dëshmohet se me datën 09 dhjetor 1944, familja e Miftar Bajraktarit të Llaushës shpallet tradhëtare nga Birigada Komuniste 5 e Shqipërië  ndërsa me daten 6 janar 1945, pra  27 ditë më vonë pushkatohet gjyshi i Gani Gecit, Halil Bajraktari. Ky i fundit ishte i lidhur dorë më dorë me Isuf Myrtën, babain e mësuesit Halit Geci të vrarë nga forcat serbe me 26 nëntor 1997 në shkollën fillore të Llaushës. 

Jo vetëm ky rast, por pas përfundimit të luftës me ardhjen në pushtet të komunistëve, shumë familje patriotike në Drenicë dhe kudo në Kosovë u përndoqën, u persekutuan dhe u vranë vetëm pse ishin nacionalist dhe kundër pushtuesit të ri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.