Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gara ilegale me veturë në autostradë, policia ndëshkon me 400 euro gjobë shoferin

Gazeta10
08 April 2024 - 19:50

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer me 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalesë për të drejtuar automjet, pasi i njëjti ka marrë pjesë në gara ilegale në autostradë.

Identifikimi i shoferit është bërë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale.

“Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.