Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Gashi dhe Bekteshi tubime me qytetarë në Obiliq: Njëzëri morëm mbështetje për ndryshimin që i duhet Kosovës

Gazeta10
13 January 2025 - 23:22

Kandidatët e LDK-së për deputetë, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë mbajtur takime me qytetarët e Obiliqit, ku janë mirëpritur nga familjet Aliu, Slishani, Hashani, Menxhiqi dhe Nasufi.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë marrë mbështetje për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Takim me banorët e Nëndegës III dhe IV

Sonte, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime me qytetarët e Obiliqit. Mikpritës ishin familjet Aliu, Slishani, Hashani, Menxhiqi dhe Nasufi.Njëzëri morëm mbështetje për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.

Falënderoj qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin.Po ashtu, falënderoj kryetarët e Nëndegës III dhe IV, z. Ardenis Aliu dhe znj. Arbnora Nasufi, si dhe strukturat e këtyre nëndegëve për punën dhe angazhimin në realizimin e këtyre takimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.