Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi: Disa institucioneve në Kosovë u është vjedhë sistemi elektronik 

Gazeta10
19 September 2022 - 20:47

Flamur Gashi – ish ambasadori i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se disa institucioneve në Kosovë iu është vjedhur sistemi elektronik. 

Gashi në Politiko, ka deklaruar se është koha e fundit që Kosova e Shqipëria të luftojnë sulmet kibernetike, në bashkëpunim me ShBA-të, BE-në dhe NATO-n, raporton Gazeta10. 

“Kjo është një luftë e nivelit tjetër që po bëhet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri…Edhe në Kosovë, ka ndodhë kjo, disa institucioneve në Kosovë iu është vjedhë sistemi elektronik. Ne jemi në një gjendje tepër të pavolitshme, të papërshtatshme dhe jemi në kohën e fundit që të shohim se si mund të ndërveprojmë Kosova e Shqipëria bashkë, së bashku me ShBA-të dhe NATO-n”, ka thënë fillimisht ai. 

Më tej, Gashi ka thënë se nuk i takon atij të tregoj se cilat sisteme janë hakuar. 

“Kanë deklaruar vetë disa institucione të Kosovës që janë hakeruar, nuk më takon që t’i them unë ato. Por, kjo nuk do të thotë që Irani i ka bërë këto punë edhe në Kosovë”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.