
Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nisur furishëm fushatën e kësaj të diele.
Sipas Gashit, pozitive në programin e AAK-së është fokusimi në tema konkrete.
“Këta dy partnerët kryesorë z.Haradinaj dhe z.Limaj, mu më duket mjaft e furishme. Nuk është veç punë e stabilitetit institucional që është bërë katër vite, por kjo simbolika e flamujve kombëtarë dhe fokusin me pas në tema konkrete është diçka e mirë”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se ka vërejtur një detaj interesant tek Haradinaj gjatë fushatës për ta elektrizuar elektoratin.
“E pashë një qasje të nervozizmit të z.Haradinaj sesa që duhet, por ndryshe s’mundesh me elektrizu elektoratin”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/