Politiko

Gashi godet Qeverinë Kurti: S’ka pasur asnjëherë më shumë afera korruptive!

Gazeta10
23 Janar 2025 - 22:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin se kanë pasur shumë afera korruptive.

Gashi ka thënë se qeveria Kurti ka më së shumti raste të hetimeve për korrupsion në krahasim me qeverisjet e tjera.

“Kemi raste të korrupsionit më së shumti që ka pasur ndonjëherë për një qeveri aktive në detyrë dhe ministra që kanë qenë në detyrë”, ka thënë ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10..

Tutje, Gashi ka thënë se burim i jashtëzakonshëm i korrupsionit janë 1.000 tenderët e nënshkruar nga kjo qeverisje përgjatë katër viteve.

“Fakt është që janë mbi 1.000 tendera njëburimorë. Është burim i jashtëzakonshëm i korrupsionit”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.