Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gashi i LDK-së: Deklaratat e Gërvallës ndaj Evropës, çmenduri politike

Gazeta10
25 July 2023 - 22:30

Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke folur për mbështetjen shtetërore në zhvillimin e bizneseve ka thënë se politika duhet të krijojë klimë të favorshme për bizneset, për ardhjen e bizneseve të reja, të  krijojë sistem ligjor dhe rregullativ, sistem tatimor dhe fiskal që ndihmon në zhvillimin e bizneseve duke pasur një rregullator social.

Gashi tutje duke iu referuar VV-së, tha se të majtit kanë punuar që të pasurit me u ba të varfër, e të varfërit me i mirëmbajtë në varfërinë e tyre dhe jo me zhvillu diçka për me i nxjerrë ata nga varfëria.

Ai tutje tha që Kosova është shembull i qeverisjes në raport me vendet e rajonit.

“Kosova gjendet para një situate jo të lakmueshme, kemi një qasje konfliktuale të qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtar, një qasje akuzative, me deklarata fyese ndaj tyre”, tha Gashi.

Sipas tij Kosova nuk e ka atë fuqi me u deklaru ashtu se Evropa është një “tiger prej letre”.

Gashi tutje tha se këto deklarata janë çmenduri politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.