Politiko

Gashi i LDK-së: Kemi përkrahje dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme në tubimet tona

Gazeta10
23 Janar 2025 - 21:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se partia e tij është duke marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

Sipas Gashit, LDK ka një masivitet të tubimeve përgjatë kësaj fushatës zgjedhore.

“Ka një dinamikë jashtëzakonisht të madhe.Ka përkrahje dhe pjesëmarrje aktive të jashtëzakonshme në tubimet e LDK-së”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka thënë se ka vërejtur një lloj pasioni dhe optimizmi të lartë tek votuesit e LDK-së. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.