
Gazetari, Blerim Gashi ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, të cilin e quajti partner jo të besueshëm për SHBA-në.
Gashi e ka quajtur Grenellin si një person “kontravers” i cili ka paqartësi në atë që përfaqëson.
“Richard Grenell vetëm për ata që nuk e ka përcjellë politikën aspak e konsideron person i cili nuk është kontravers sepse është kontravers sepse ka paqartësi se çfarë po përfaqëson”, ka thënë Gashi.
Ai nuk ka kursyer as ironitë ndaj kundërshtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk munesh me qujtë ndërmjetës i cili në një anë ka medalje të kryqit të një shteti për merita. Unë jam për me komentu, por jo hajde mos qekjo çka shkrujti Grenelli mos po e rrëzon Albinin diqysh se kurqysh s’mujshum me rrëzu”, ka thënë ai.
I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/